Site icon Telegrafi

Krasniqi kërkon që mjedra të paguhet sipas çmimit real të tregut

Këtë vit, përveç shtimit të madh të sipërfaqeve me mjedra, ka edhe rritje të dukshme të rendimentit mesatar. Por, në anën tjetë,r ka rënie të çmimit të shitjes krahasuar me vitin e kaluar, si pasojë e rënies së çmimit edhe në tregjet evropiane (për shkak të rritjes së sasisë së prodhimit në disa shtete).

Kjo u tha gjatë një takimi në mes të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqim me Kryetarin e Shoqatës së Kultivuesve të Mjedrës, Sami Uka, dhe me përfaqësues të pikave grumbulluese të mjedrës.

Në një njoftim për media thuhet se Krasniqi shprehu qëndrimin e tij në mbështetje të fermerëve, duke kërkuar që pikat grumbulluese të respektojnë çmimet reale të tregut dhe të mundësojnë pranimin e prodhimit të mjedrës nga kultivuesit me kohë.

Po ashtu, u diskutua që bashkërisht me Shoqatën e Kultivuesve të Mjedrës dhe pikat grumbulluese të shqyrtohen mundësitë për të mbështetur plasimin efikas të mjedrës vendore në tregun evropian, para së gjithash duke gjetur mundësi për të lehtësuar grumbullimin në kohën optimale. /Telegrafi/

Exit mobile version