Ish trajneri i Prishtinës, se fundmi i Ferronikelit, skuadër më të cilën në sezonin e fundit fitojë Kupën e Kosovës, është në negociata me një klub shqiptar.
Tekniku prishtinas të martën i ka thënë KosovaPress-it se është duke pritur përgjigjen e klubit shqiptar, por ai për disa arsye nuk ka bërë publike emrin e klubit më të cilin është në negociata.
“Jam duke pritur përgjigjën e një klubi nga Shqipëria. Për disa arsye emrin nuk mund ta bëjë të ditur, por jam në negociata më një klub të Shqipërisë”, ka thënë Krasniqi.
“Unë jam duke pritur përgjigjën. Besoj se brenda dy-tri ditëve do të marr përgjigjën përfundimtare”, tha ai.
Krasniqi ka shtuar se për momenti nuk është duke biseduar më asnjë klub të Kosovës, por ai shpreson se do të arrihet marrëveshja me klubin nga Shqipëria. /KP/Telegrafi/