Telegrafi

Krasniqi: Kemi rënie të pacientëve me COVID-19, gjendja në klinikat e QKUK-së dhe spitale është më e qetë

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, ka thënë se gjendja nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme është më e qetë sa i përket numrit të pacientëve me COVID-19.

Krasniqi në një konferencë për media tha se aktualisht në trajtim janë 455 pacientë me coronavirus, transmeton Telegrafi.

“Sot gjendjen nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme e kemi shumë më të qetë, sa i përket numrit të pacientëve dhe ngarkesave që i kemi pasur javëve të kaluara. Aktualisht sot janë duke u trajtuar 455 pacientë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme. Kemi rënie diku rreth 30 përqind”, është shprehur Krasniqi.

Megjithatë, Krasniqi tha se përkundër rënies së pacientëve të hospitalizuar qytetarët duhet të kenë vigjilencë maksimale.

Lexo po ashtu Lehtësohen masat anti-COVID: Të hënën hapen shkollat dhe çerdhet - lehtësime edhe për gastronomët

Ndryshe, sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vita njoftoi se do të lehtësohen masat antiCOVID, dhe se ditën e hënë do të hapen shkollat dhe çerdhet.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 133 raste. /Telegrafi/