Adhuruesit e sportit në Kosovë do të kenë rastin ta shijojnë një tjetër spektakël vetëm në Kujtesa.
Platforma Kujtesa ka menduar edhe për adhuruesit e boksit dhe të shtunën mbrëma do të jetë në ekranet e juaja boksieri shqiptar Robin Haxhi Krasniqi.
Krasniqi do të ndeshet me boksierin ukrainas Stanyslav Kashtanov me fillim nga ora 20:00.
Ky meç është i vlefshëm për titullin më të lashtë të Evropës, EBU European Championship në kategorinë super të mesme 76kg.
Adhuruesit e boksit kosovar do ta kenë mundësi që këtë meç të madh ta shohin direkt në K SPORT 1 këtë të shtune nga ora 20:00. /Telegrafi/