Site icon Telegrafi

Krasniqi: Jo kushteve të Serbisë

“Kuptohet se pranimi pa kushte në UEFA e FIFA do të ishte gjëja më e mirë për ne. Por edhe nëse ka ndonjë kusht që na lejon të marrim pjesë në garat ndërkombëtare mendoj se mund të jetë e pranueshme pasi na jep mundësi të dëshmojmë vlerat tona në arenën ndërkombëtare. Kjo pasi ne me pjesëmarrjen tonë do të mund t’i bindim ndërkombëtarët se meritojmë më shumë, se duhet të na pranojnë me të drejta të plota dhe ata do ta shohin se po na bëhet padrejtësi.

Kur e kam fjalën te kushtet që na parashtrohen, unë po mendoj në kushtet nga UEFA e FIFA e kurrsesi nga Serbia, të cilat nuk duhet t’i pranojmë”, tha Krasniqi. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version