Site icon Telegrafi

Krasniqi i gatshëm për Turqinë e Senegalin

“Po kam marrë ftesën dhe jam gati për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme të Kosovës. Shpresojë që do të kem një paraqitje si unë ashtu edhe bashkëlojtarët dhe të marrim një rezultat sa më pozitiv në këto dy ndeshje”, deklaroi Krasniqi për Arenën.

Ai është duke kaluar pushimet në Kosovë që një javë, dhe po pushon mjaftueshëm para dy sfidave. “Kam ardhur që një javë në Kosovë, dhe po ndihem shumë mirë. Jam duke pushuar mjaftueshëm, por edhe po stërvitem individualisht që të jem në formë të mirë. Besoj që do të kemi përsëri përkrahje të madhe prej tifozëve”, deklaroi Krasniqi. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version