Site icon Telegrafi

Krasniqi: Gjithçka është e hapur për ndeshjen e kthimit

Drita dhe Feronikeli dje luajtën pa gola në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës Kosovës në futboll, rezultat ky që favorizon ekipin nga Drenasi.

Tekniku prishtinas i Feronikelit, thotë se të përzgjedhurit e tij do të japin maksimumin në ndeshjen e kthimit në mënyrë që të kualifikohen për finalen e madhe të kësaj garë prestigjioze.

“Gjithçka është e hapur për ndeshjen e kthimit ku do të japim maksimumin për ta fituar. Loja mes lojtarëve do të jetë korrekte dhe nuk do të ketë nevojë për presione”, ka thënë Krasniqi.

Ai shpreson se skuadra e tij mund të mposht Dritën në ndeshjen e kthimit që luhet në “Bajram Aliu” të Skenderajt. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version