Site icon Telegrafi

Krasniqi i gatshëm për meçin jubilar

Përgatitja e gjatë dhe e mundimshme e boksierit Haxhi Krasniqi për meçin kundër Juergen Dobersteinit është kompletuar me sparing në Magdenburg.

Krasniqi do të boksojë kundër Dobersteinit të premten (15 korrik) në Saarbrucken për titujt WBA Inter-Continental dhe WBO Inter-Continental në kategorinë super të mesme.

Më këta tituj Krasniqi shpreson që të fitojë mundësinë për të luftuar më pas për titullin e botës, transmeton Koha Ditore.

Boksieri 29-vjeçar për të realizuar këtë duhet patjetër ta mposhtë Doberstainin, që zë vendin e 12-të në klasifikimin botëror të federatës WBA.

Exit mobile version