Telegrafi

Krasniqi: Fillimi i Ri do ta shënojë fitoren më të madhe ndonjëherë

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA do të shënojë fitoren më të madhe ndonjëherë në zgjedhje, si dhe do të arrijë të ndërtojë një qeveri stabile dhe të përgjegjshme.

“Ky është një koalicion që mund të gjej potencialet e brendshme për t’i mundësuar Kosovës një fillim të ri. Ne do të shënojmë fitoren më të madhe ndonjëherë dhe do të ndërtojmë një koalicion qeverisës stabil dhe të përgjegjshëm, që me të vërtetë do të kryej punë të mëdha, që kanë qenë të ngecura deri më tash”, ka thënë ai për RTV 21, duke shtuar se koalicioni PDK-AAK-NISMA është koalicioni më i natyrshëm e që kanë qenë “të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën për vendin”.