Site icon Telegrafi

Krasniqi: E keqja e ka mundur të mirën në volejbollin kosovar

“Dorëheqja ime është miratuar dhe nuk jam më pjesë e kësaj skuadre, pasi u kam thënë se jam tepër i angazhuar me punë dhe nuk kam mundësi të vazhdojmë si më parë. T’ju them të drejtën puna e trajnerit te ne fare nuk respektohet, madje nuk të bëjnë hesap hiç”, tha Naser Krasniqi, edhe pse është e qartë se largimi i tij lidhet më shumë me pakënaqësinë e tij me drejtuesit e volejbollit të Kosovës.

“ Është e vërtetë se jam shumë i zhgënjyer me ata që po e drejtojnë FVK-në. Ata janë problemi kryesor i volejbollit tonë, janë të pensionuar, të konsumuar dhe nuk mund të japin më shumë . Thjeshtë nuk kanë vizion të qartë për volejbollin dhe kënaqen pasi e nxjerrin nga një pagë dhe kjo u mjafton, sepse nuk qajnë kokën për volejbollin”, shprehet i mllefosur ish trajneri i AAB . Ai vazhdimisht ka pasur vërejtje në rregulloren e garave e cila nuk sjell asnjë risi, të ciklat aplikohen në vendet tjera.

“ Njerëzit në FVK janë të lidhur me klube dhe i mbrojnë interesat e tyre, kështu që nuk i ndryshojnë as rregulloret. Sa herë që kam pasur vërejtje më janë hakmerr gjatë ndeshjeve përmes gjyqtarëve”, thotë Krasniqi, i cili e ka të qartë pse nuk mblidhet as përfaqësuesja e Kosovës në volejboll. “ Ka kohë që përfaqësuesja nuk tubohet dhe kjo nuk bëhet pasi duhet të ftohen ata që vazhdimisht i kritikojnë e kjo nuk u pëlqen”. Krasniqi përjashton kthimin në volejbollin kosovar, derisa drejtohet nga personat e tashëm.

“ E keqja tashmë e ka mundur të mirën në volejbollin tonë. Dua të pushoj, ndihem rehat dhe nuk e mendoj kthimin, të paktën jo derisa volejbolli të drejtohet nga personat e tillë”, thekson Naser Krasniqi. I cili që nga viti 2003 , me veta ka 7 tituj, 7 trofe të kupës së Kosovës, por edhe rezultate të mira në disa turne jashtë vendit tonë. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version