Site icon Telegrafi

Krasniqi: E kemi ndryshuar lojën

“Jo vetëm roli im, por tërë loja ka ndryshuar dhe normalisht ‘Profa’ (kryetrajneri Bylbyl Sokoli) është duke e provuar çdo lojtar në tre vende për t’ia gjetur vendin secilit që i përshtatet më shumë. Unë tani jam duke luajtur pak më përpara, pra diçka më ofensivë, por nuk do të thotë që nuk do të kthehem krejtësisht mbrapa, apo të jem krejtësisht përpara”.

“Pra, ‘Profa’ është duke i provuar të gjitha variantet, sepse ka kontingjent mjaft të mirë të lojtarëve, diku 20 veta, ku duhet t’i përshtatë ku është më së miri”, tha Krasniqi për sajtin zyrtar të klubit, ‘prishtinafc.com’. /Telegrafi/ 

Exit mobile version