Site icon Telegrafi

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit ka thënë sot se e kaluara e lavdishme e prindërve është obligim për të vazhduar ruajtjen dhe avancimin e atyre vlerave dhe janë burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë.

Krasniqi në një postim në Facebook ka publikuar një fotografi së bashku me djalin e Hashim Thaçit, Endrit Thaçi dhe djalin e Kadri Veselit, Klestor Veseli dhe po ashtu ka bashkëngjitur një fotografi të tre ish-liderëve të UÇK-së.

“E kaluara e lavdishme e prindërve tanë, lavdia dhe sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sfidat aktuale të përbashkëta, synimet për një të ardhme më të mirë, por edhe obligimi i brezave për të vazhduar ruajtjen dhe avancimin e atyre vlerave, janë burim frymëzimi e angazhimi bashkërisht për një Kosovë ma mirë”, shkruan ai. /Telegrafi/

Exit mobile version