Site icon Telegrafi

Krasniqi e Hasani në ‘SportAccord’

“Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani do të përfaqësojnë Kosovën në këtë konventë, e me ç’rast do të kenë takime me homologë të tyre nga shtete të ndryshme, drejtues të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, drejtues të Federatave Ndërkombëtare në sporte të ndryshme”, është thënë në njoftimin e MKRS-së.

Sipas këtij njoftimi, Krasniqi e Hasani ata do të takojnë edhe zyrtarë të sportit nga shtete të ndryshme dhe përfaqësuese të bizneseve që investojnë në sport.

Ky është sesioni i 12-të i konventës dhe në të pritet të marrin pjesë rreth 1500 përfaqësues nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, federata, shoqata sportive, donatorë, e zyrtarë shtetesh. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version