Site icon Telegrafi

Krasniqi dy këshilla për kreun e PD-së

Partia Demokratike (PD) ndodhet para provës së madhe, por edhe Lulzim Basha.

Pesha e fitores apo humbjes në zgjedhjet parlamentare të 2017 do të rëndojë mbi shpatullat e tij.

Basha është arkitekti i strategjisë së re dhe pas zgjedhjeve pak kush do të jetë i interesuar të dëgjojë për trashëgiminë që ka gjetur ai në Partinë Demokratike, apo kush ndikoi e këshilloi në zgjedhjet e tij.
Politologu Afrim Krasniqi ka dy këshilla për kreun e PD-së.

“Nëse mua do më kërkoje këshille do i thoja dy gjëra. Së pari duhet të hap partinë, jo me mitingje por me ide dhe grupe njerëzish që mendojnë se Shqipëria nuk po shkon në drejtimin e duhur dhe ky numër është shumë më i madh se oborri i PD. Duhet të ndahet në mënyrë të prerë nga individët që kanë pasur problem në të kaluarën, problem korrupsioni dhe janë bërë headline për skandale politike dhe në selinë e PD janë në numër të madh. Dhe do të duhet të zgjerojë demokracinë vendimarrëse”, tha ai. /Oranews/Telegrafi/

Exit mobile version