Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasnqi seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për gjendjen në Telekomin e Kosovës e ka quajtur si varës dhe kjo sipas tij, është bërë për shkak se opozita ka mbetur pa tema.
Sipas tij, opozita LDK dhe Vetëvendosje janë duke u munduar që të paraqesin gjendje të krizës në vend.
“Kjo është një farsë që ka për qëllim me paraqit gjendjen e krizës në Kosovës. Jo që është shpik sepse është temë me të cilën është marrë edhe kjo qeveri, edhe qeveria e kaluar por tash ky Kuvend përveç një seance tjetër e ka është një komision hetimorë parlamentar. Për t’i hetuar dhe për të dal me konkluzione për t’i japur një përgjigje këtyre që thuhen në Kuvend”, tha shefi i deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi, shkruan Telegrafi.
“Seanca është për me kriju zhurmë edhe me ba mjegull”, tha ai.
Krasniqi ka thënë se LDK ka qen në pushtet dhe ka pasur ndikime në krejt ndërmarrjet publike pas lufte.
Telekomi sipas tij, është aset strategjik që i ka dhënë miliona euro dividendë qeverisë së Kosovës me vite. “Duke e shpëtuar Telkomin e shpëtojmë edhe Postën e Kosovës pasi që ajo varet nga përformanca e Telekomit”, tha Memli Krasniqi. /Telegrafi/