Besa e Pejës ka pësuar një tjetër humbje, kur kësaj radhe është mposhtur 1-2 nga Drenica.
Skuadra pejane edhe pse thuajse e përshëndetur nga elita e futbollit kosovar, ka luajtur futboll të bukur dhe nuk ka bërë kalkulime në asnjë ndeshje.
Trajneri i kësaj skuadre, Leotrim Krasniqi thotë se skuadra e tij do të vazhdojë të luaj futboll dhe të angazhohet ndaj të gjitha ekipeve të tjera.
“Ne do të luajmë futboll deri në xhiron e fundit, sepse vetëm këtë gjë dijmë ta bëjë. Nuk futemi në të tjera gjëra që opinioni tashmë i di”, deklaroi shkurtimisht Krasniqi.
Kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund, tashmë mund të konstatohet se Besa e Pejës është skuadra e parë që do largohet nga Superliga në këtë edicion.
/Telegrafi/