Site icon Telegrafi

Krasniqi i reagon Apostolovës, pasi mbështeti miratimin e buxhetit pa opozitën

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK, Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila sot gjatë ditës, nëpërmjet rrjetit social Twitter mbështeti miratiminn e buxhetit të Kosovës mbrëmë pas mesnatës pa prezencën e opozitës.

Zyrtari i lartë i PDK-së i është përgjigjur Apostolovës po ashtu në Twitter duke e pyetur se a është vlerë e BE-së që ajo e përfaqëson në Kosovë kalimi klandestin i buxhetit mbrapa shpinës së opozitës.

Lexo po ashtu Apostolova: Mirëpres miratimin e buxhetit, udhëheqësit duhet t'i kalojnë dallimet politike në çështje me interes kombëtar

“Mirë për ju Zonja Apostolova, për mbështetjen publike të kalimit klandestin dhe të paligjshëm të buxhetit, mbrapa shpinës së opozitës. A janë këto vlera të BE-së që mendoni të përfaqësoni në Kosovë?”, ka shkruar Krasniqi.

Exit mobile version