Site icon Telegrafi

Krasniqi afër Partizanit

Futbollisti i njohur kosovar po mundohet ta bind Partizanin t’i ofrojë kontratë.

Tash e disa ditë ai po testohet në klubin e madh shqiptar, i cili ia ka dhënë edhe një shans për t’u treguar ish lojtarit të disa klubeve kosovare.
"Festim Krasniqi është i mbijetuari i vetëm nga lojtarët që mbërritën në prova".

"Mesfushori nga Kosova do të ketë edhe një tjetër mundësi në ndeshjen kundër Apolonisë, dhe më pas do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e tij".

"Gjate kësaj periudhe te Partizani u provuan edhe Diop, Kone, Kuqi dhe Camara”, thuhet në njoftimin e Partizanit, i cili këto ditë në Kosovë mori Qemal Elshanin e Ylber Ramadanin, të cilët te ky klub i gjetën edhe disa kosovarë tjerë që iu patën bashkuar më moti. /Telegrafi/

Exit mobile version