“Është e vërtetë se Barisa Krasiq nuk do të bashkohet me skuadrën tonë. Arsyeja e mos-ardhjes së tij ka të bëjë me probleme familjare të tij, prandaj ne duhet të mendojmë për një basketbollist tjetër që duhet ta transferojmë”, ka thënë Kuraja për gazetën Arena. Sipas tij, skuadra nuk ka nevojë të nxitohet, por gjithsesi deri në fillim të edicionit të ri, si në Ligën Ballkanike, ashtu edhe në kampionatin vendor, do të jetë e gatshme.
Ndryshe Kuraja, tha se janë në bisedime me disa lojtarë për zëvendësimin e Krasiq, por deri më tani nuk ka asgjë rreth kësaj. “Jemi duke shikuar disa lojtarë por nuk jemi duke u ngutur pasi dëshirojmë të transferojmë një basketbollist cilësor. Besoj se shumë shpejt do të arrijmë të gjejmë zëvendësimin e Krasiq”, njoftoj Kuraja. /Telegrafi/