Koi në Japoni është simbol i dashurisë dhe i miqësisë
Vitin e kaluar Krapi koi është shpallur peshk kombëtar i Japonisë, transmeton Telegrafi.
Ekzistojnë krahina në Japoni ku njerëzit me gjenerata të tëra merren me prodhimin e Krapit koi.
Ekzemplarët më të shtrenjtë arrijnë çmimin e pabesueshëm dy milionë dollarë dhe bëhen simbol i statusit.
Kanë prejardhjen nga krapat e egër të Azisë. Dikur janë kultivuar për t’u ushqyer, por me kalimin e kohës ngjyrat shumë të bukura të ndryshueshme i kanë dhënë titullin e “gurëve të çmuar të gjallë”.
Kjo traditë e shumimit përcillet nga brezi në brez.
/Telegrafi/