Site icon Telegrafi

Krap me ajkë

Nevojiten:

* 1,5 kilogram krap i pastruar
* 300 gramë oriz
* 1 kilogram patate
* 2 decilitra ajkë
* 2 decilitra verë e bardhë
* 1 litër supë perimesh me katrorka
* 1 tubë majdanoz
* 1 lugë çaji piper i kuq, i bluar
* 3 qepë
* 1/2 hudhre
* 0,5 decilitri vaj shafran
* erëza të përziera, piper i zi

Përgatitja:

1. Hudhra pastrohet dhe pritet në rriska të holla, majdanozi grihet shumë imët.

2. Qepa pastrohet, pritet në flegra dhe kaurdiset në pak vaj, me qëllim që të zbutet.

3. Patatet zihen përgjysmë, bashkë me lëvore, e pastaj kullohen, qërohen dhe priten në rrathë.

4. Orizi zihet përgjysmë në ujë me kripë, me pak shafran, e pastaj kullohet.

5. Krapi pritet në çdo 1 centimetër, në të dy anët, dhe ato pjesë mbushen me rriska të holla të hudhrës. Pastaj krapi fërkohet me erëza të përziera dhe me piper të kuq të bluar.

6. Ena rezistuese ndaj zjarrit lyhet me vaj, fundi i saj mbulohet me qepët e kaurdisura dhe shtrihet një shtresë oriz. Pastaj renditen patatet, u hedhet majdanoz përmbi dhe aty vendoset krapi.

7. Derdhet supë perimesh, mbulohet me letër alumini dhe piqet 30 minuta në furrën e nxehtë në 200 gradë. Hiqet letra e aluminit dhe vazhdon pjekja derisa të shterë lëngu i tepërt. Hiqet nga furra, lyhet me përzierjen e ajkës dhe verës së bardhë dhe sërish kthehet në furrë për t’u pjekur, derisa të skuqet. /Telegrafi/
 

Exit mobile version