Telegrafi

Kranin e ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, e shndërroi në apartament luksoz trekatësh (Foto)

Kemi pasur rastin të dëgjojmë që autobusët apo kamionët t’i shndërrojnë në shtëpi luksoze, por jo edhe kranin që përdoret në ndërtimtari.

Të gjithë ata që vizitojnë Amsterdamin dhe dëshirojnë të shijojnë panoramën e qytetit, patjetër se duhet të kalojnë një natë në një kran që është shndërruar në një apartament luksoz, ku për një natë qëndrimi duhet të paguajnë hiq më pak se 600 funte, transmeton Telegrafi.

I destinuar për të transportuar armaturë, beton e gjëra tjera të nevojshme në ndërtimtari, krani është shndërruar në një apartament trekatësh nga dizajneri holandez Edward van Vliet.

I njohur si Yays, apartamenti-kran, ofron luks dhe pamje mbresëlënëse për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë një natë brenda saj.

Është interesant se si apartamenti ngritët në lartësi të mëdha dhe më pas zbret në tokë, por natyrisht se kjo ndodh varësisht prej kërkesave të klientëve.

Në apartament nuk mungon asgjë, duke filluar nga tualeti, kuzhina, dy dhomat e gjumit, ballkoni dhe hapësira për rekreacion. Ky kran ishte ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore nga kompania holandeze Steamboat. /Telegrafi/