Një shtëpi në Florida është ndarë në dysh, pasi një kran gjigant aksidentalisht përfundoi mbi të.
Derisa shoferi i kamionit ku ishte vendosur krani po mundohej të parkohej në një lagje të banuar në Orlando, pesha e madhe bëri që kamioni të rrokulliset dhe krani të përfundon mbi shtëpinë të cilën e ndau në dy pjesë, transmeton Telegrafi.
Departamenti i zjarrfikësve në Orlando ka njoftuar se për fat të mirë askush nuk është lënduar, edhe pse pamjet e publikuara më poshtë dukeshin sikur e kanë pësuar shumë njerëz, për faktin se ka ndodhur në një zonë të banuar.
E gjithë zona përreth ku është rrëzuar krani është bllokuar nga policia, nga frika se mund të lëndohet dikush derisa ekipet e specializuara ta largojnë nga shtëpia. /Telegrafi/