Tre persona mrekullisht i shpëtuan vdekjes, kur një kran gjigant përfundoi mbi një veturë në Bronx të New Yorkut, ku si pasojë një mjet motorik u shkatërrua plotësisht.
Kamerat e sigurisë të instaluara në dyqanet që ishin afër, kanë kapur momentin kur krani bie shumë pranë një kalimtari të rastit i cili shikon i habitur kur e sheh se përfundon mbi veturë.
Krani po tërhiqte pesha të rënda në një vendpunishte, kur befasisht u prish dhe përfundoi mbi veturë në Villa Avenua.
Ky mjet gjigant i punuar nga çeliku, kishte rënë me shpejtësi aq të madhe, sa që e tërë zona përreth është dridhur.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ekipet e autoambulancave arritën të nxjerrin nga vetura shoferin 22-vjeç dhe dy pasagjerë që shpëtuan pa lëndime brenda mjetit motorik.
Pamjet e këtij momenti janë publikuar në të gjitha platformat e rrjeteve sociale, dhe deri më tani ka marrë miliona shikime. /Telegrafi/