Mesfushori gjerman, Christoph Kramer ka folur për të ardhmen e tij.
Anëtari i skuadrës elitare në Gjermani, Bayer Leverkusen është bërë cak i dy gjigantëve italian Juventus dhe Napoli.
Por ai ka deklaruar se momentalisht është i fokusuar tek skuadra e tij dhe është i lumtur aty.
“Gjithmonë është folur rreth të ardhmes time dhe unë jam lidhur me shumë klube të ndryshme evropiane”.
“Krejt çfarë mund të them është se jam i fokusuar tek Leverkusen momentalisht dhe nuk dua të largohem. Jam i lumtur këtu dhe nuk dua të mendoj për ndonjë transferim”, ka deklaruar Kramer. /Telegrafi/