Telegrafi

Krajsler planifikon model elektrik të Fiat 500

“Fiati i ri 500EB tregon efekte të mira të aleancës mes Krajslerit dhe Fiatit”, thuhet në kumtesën dhe më tej bëhet e ditur se platforma e Fiat 500 është e vogël, e lehtë, perfekte për integrimin e teknologjisë së automjeteve elektrike.

Krajsler dhe Fiat në tetor të vitit 2009, paralajmëruan se bashkarisht do të punojnë në prodhimin e automjeteve elektrike. Krajsler në vitin 2008 zbuloi tre prototipa të automobilave elektrik.