“Krahu i Tetovës” së Lëvizjes Besa sot në Shkup kanë mbajtur kongresin e parë të partisë ku kanë votuar për kryetar dhe anëtarët tjerë të kryesisë së partisë.
Nga 447 delegatë sa kanë qenë të pranishëm në “pro” Bilall Kasamit si kryetar kanë votuar 445, dy kanë qenë “kundër” dhe nuk ka pasur të përmbajtur, njofton Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, më 18 shkurt edhe anëtarët tjerë të Lëvizjes Besa, gjegjësisht “krahu i Shkupit” mbajtën kongres, ku për kryetar votuan Afrim Gashin.
Siç kanë deklaruar zyrtarë të kësaj partie, problemet brenda partiake do të vendosen përfundimisht në Gjykatë, gjegjësisht kujt do t’i takojë juridikisht logoja e partisë së Lëvizjes Besa./Telegrafi/