Telegrafi

Krahu i Kasamit: Nuk merremi me shpifjet e Murtezanit dhe të tjerëve rreth tij

Lëvizja Besa, krahu i Bilall Kasamit, i është kundërpërgjigjur krahut të Afrim Gashit, të cilët e akuzuan Kasamin për falsifikime emrash të disa degëve të partisë.

Krahu i Kasamit thonë se nuk do të merren me “shpifjet dhe mashtrimet e Orhan Murtezanit edhe padronëve të tij nga rrjeti i shoqatave të dyshimta me qëllime antishqiptare. Gjitha strukturat e Lëvizjes Besa janë të fokusuara në organizimin e Kongresit të parë të partisë dhe nuk do humbim energji me çdo shpifje që po mundohen të bëjnë poltronët e paguar që punojnë për gjithçka por jo edhe për interesat e shqiptarëve të Maqedonisë.”

Ky krah bën të ditur se kanë dorëzuar lëndë në organet e drejtësisë, kundër Orhan Murtezanit dhe të tjerëve, duke i akuzuar për shpifje, mashtrim dhe keqpërdorim të simboleve të Lëvizjes Besa./Telegrafi/