Krahu i Afrim Gashit në Lëvizjen Besa që pretendon trashëgiminë e kësaj partie politike, ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të Bilall Kasamit.
Sipas tyre, nuk është e vërtetë se gjykata ka marrë vendim që Kasami të jetë trashëgues i kësaj partie, dhe se vendimi i përmendur sot është i shkallës së parë, i marrë në bazë të dokumenteve të falsifikuara.
Skender Rexhepi-Zejd, në konferencë shtypi tha se kontesti vazhdon dhe se Gjykata do të deklarohet sërish, pas vendimit që duhet të merret në Gjykatën Administrative, si edhe epilogu i padisë në Prokurorinë e Përgjithshme, për falsifikim dokumentesh./Telegrafi/