Telegrafi

Krahasohet me Sofia Loren, Madalina Diana fascinon me bukurinë dhe atraktivitetin (Foto)

Sofia Loren është në kokën e secilit mashkull si një bukuri ideale.

Por, ajo si duket ka konkurrencë të fortë në këtë aspekt. Madalina Diana Gena është ajo që po tregon se është një prej femrave më seksi në botë.

Prej vitesh është një nga emrat më të mëdhenj në botën e modelimit, duke u paraqitur në disa nga fushatat më të njohura reklamuese të brendeve të modës, në seri televizive, si dhe emisione të ndryshme.

Bëhet fjalë për modelen dhe aktoren e famshme rumune Madalina Diana Genea. Momentalisht jeton në Itali, ndërsa karriera e saj tani është në majat e popullaritetit. Dhe padyshim që bukuria e saj e ndihmon shumë, që të realizojë edhe ëndrrën e saj të madhe, që të shndërrohet në një aktore të famshme.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Dhe një ndihmë në këtë drejtim i ka ardhur pikërisht tani, pasi një anketë të cilën e ka realizuar ueb-faqja dhe revista “AskMen”, e ka nxjerrë zeshkanen atraktive si femrën më të bukur në botë. Me bukurinë dhe trupin që ka, ajo tërheq vëmendjen e të gjithëve, sidomos meshkujve dhe ajo disa herë në të kaluarën është konsideruar si ndër femrat më seksi në botë.

Shpesh e kanë krahasuar me legjendat e aktrimit, Sophie Loren dhe Bridgite Bardott. Dhe falë bukurisë dhe talentit të saj, ajo është shfaqur në fushatat e ndryshme të modës. Dhe bukuria e saj nuk ka mundur t’u shmanget edhe syve të disa nga meshkujt më të famshëm në botë.

Kështu, ajo ndër romancat e shumta përfshin edhe ato me Leonardo DiCaprion dhe Gerard Butler, ndërsa ka qenë edhe në krahët të këngëtarit të famshëm italian Eros Ramazzotti, ku edhe është paraqitur në një videoklip të tij. /BW/Telegrafi/