Prodhuesit gjermanë që janë rivalë të përhershëm, i kanë nxjerrë dy modele që kanë ngjashmëri të mëdha mes vete.
Merceds-Benz E-Class dhe BMW 5-Series janë makinat e fundit që kanë dalë në treg dhe njohësit e automobilave po shqyrtojnë faktet se cila është më e mirë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ngjashmëritë e mëdha po e bëjnë shumë më të vështirë vendimin.
Të dyja kushtojnë rreth 50 mijë euro, janë sedan që lëvizin me naftë, ndërsa kanë pamje pothuajse të njëjtë.
Në videon e postuar më poshtë, mund t’i shihni nga afër këto modele dhe disa statistika lidhur me to. /Telegrafi/