Telegrafi

Krahasimi me Egjiptin e Tunizinë fyerje për popullin shqiptarë

“Dhe, kjo punë duhet bërë pa ndërhyje politike ndaj Prokurorisë së Përgjithshme. Ne mbështesim institucionet e pavarura. Ne i mbështesim ato dhe me ndihmë të drejtpërdrejtë teknike. Kjo çështje nuk duhet politizuar nga askush. Siç jam shprehur, të dy palët duhet të evitojnë paragjykimin e rezultatit të hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme”, ka thënë Countryman.

I pyetur nëse beson në akuzat e kryeministrit Berisha se presidenti, prokurorja e përgjithshme, shefi i Shërbimit sekret dhe lideri i opozitës organizuan puç ndaj shtetit, Countryman është përgjigjur shkurt “jo”.

Zyrtari amerikan ka thënë gjithashtu se zgjedhjet e parakohshme përbëjnë një vendim të popullit dhe partive shqiptare, sipas përcaktimit kushtetues. “Kjo mënyrë kushtetuese për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, me sa di unë, ende nuk është tentuar”, ka theksuar ai.

Countryman ka theksuar se Shqipëria është një demokraci funksionale. “Ajo nuk do të ishte në NATO, në të kundërt. Krahasimi i Shqipërisë me Egjiptin e Tunizinë është një fyerje për popullin shqiptarë dhe progresin e bërë prej tyre në 20 vitet e fundit. Nuk është një vend i përkryer, por, është demokraci”, ka thënë ai. /Telegrafi/