Site icon Telegrafi

Krahasimi me Lampardin – momenti kur Mourinho dhe Pogba përfundimisht prishën marrëdhëniet

Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver

Jose Mourinho besohet se i prishi përfundimisht marrëdhëniet me Paul Pogban gjatë muajit tetor.

Ishte pikërisht Mourinho ai që në media tha se Pogba duhet ta ndjekë shembullin e Frank Lampard dhe të bëhet si ai.

Mourinho u shkarkua të martën pas një epoke jo të bukur të tij te Djajtë e Kuq me përplasje të shumta që karakterizuan lojtarët e tij.

Sipas The Sun, portgeuzi i ka thënë Pogbas se Lampardi ishte mefushori në të cilin duhet ta bazojë lojën e tij.

Trajneri 55 vjeçar e kuptoi se Pogba ishte jashtë kontrollit dhe u përgjigj duke e pyetur Mourinhon nëse ish-ylli i tij te Chelsea e fitoi ndonjëherë Kupën e Botës.

Burimet e afërta me Mourinhon thonë se kjo ishte çarja e fundit dhe më e madhe e Mourinhos i cili e la Pogban jashtë prej tri nga katër ndeshjeve të fundit të tij në krye të klubit nga Old Trafford.

Mourinhon e ka zëvënëdsuar Ole Gunnar Solskjaher, ish-sulmues dhe trajner i ekipit B të Manchester United. /Telegrafi/

Exit mobile version