Site icon Telegrafi

Krahasimi i kamerave: iPhone 11 Pro vs Galaxy Note 10 vs Google Pixel 3 vs Huawei P30 Pro

Fotografia është një ndër betejat më të mëdha, kur i krahasojmë smartfonët e nivelit të lartë – sidomos ndërmjet disa prej “lojtarëve të fuqishëm” të Android dhe natyrisht iPhone 11 Pro, transmeton Telegrafi.

Për të parë se cilët telefona të zgjuar i kanë kamerat më të mira, Androidcentral ka bërë disa testime: ku iPhone 11 Pro garon me Galaxy Note 10, Google Pixel 3 dhe Huawei P30 Pro.

Me kohë të ndryshme të lansimit, dihet se kurrë nuk ka një moment më të mirë të krahasimit të kamerave të telefonit.

Në këtë formë, Pixel 3 dhe P30 Pro janë përfshirë në krahasim bashkë me Google Pixel 4 që prezantohet së shpejti dhe Mate 30 Pro që sapo është lansuar. Krahasimet e telefonave të rinj, sigurisht se do të përfshihen.

Tani për tani, i kemi këto katër telefona, që konsiderohen se i kanë kamerat më të mira prej më të mirëve. Ja se si krahasohen.

Telefonat e vendosur majtas dhe djathta, poshtë dhe lartë: iPhone 11 Pro, Galaxy Note 10, Google Pixel 3 dhe Huawei P30 Pro. Në imazhet e postuara më poshtë me telephoto dhe kënd të gjerë, Pixel 3 bie por tre telefonat tjerë, mbesin në nivel të njëjtë.

Fotografi gjatë ditës

Në fotografitë e iPhone, ka një balancim shumë të mirë mes të shfaqurit e një imazhi natyra, derisa vazhdon të jetë vizuelisht shumë interesant.

Pixel 3 është shumë më natyral, megjithëse do ishte shumë më e pëlqyeshme të ngjallte ngjyrat në disa pjesë të caktuara.

Që të tre telefonat mund të bëjnë fotografi të mira, megjithëse iPhone 11 Pro është më i qëndrueshmi prej tyre, kur fotografohet në dritë të ditës.

Fotografimi në dritë të ulët

Note 10 duket qartë se është më i dobëti, kur shkrepen fotografi në dritë të dobët, duke mos pasur mundësinë e përpunimit të specializuar të fotografisë sikur pjesa tjetër e grupit.

P30 Pro ka bërë një përpunim të ngjashëm si HDR, me drita dhe ngjyra, vetëm se nuk u tregua i aftë edhe me dritë të ulët, aq sa duhet. Mund të thuhet se telefotot dhe imazhet me kënd të gjerë, në dritë të ulët janë ende mjaft të dobëta.

Cila kamerë është më e mirë?

Në përgjithësi, të gjitha këta telefona kanë kamera të mira, kur bëhen fotografi të dritë normale.

Kur nuk bëhen krahasimet me fotografitë e vendosura krah njëra-tjetrës, atëherë është e vështirë të gjendet ndonjë e metë.

Modaliteti i portretit, gjithmonë mund të kenë mundësi që të avancohet, derisa modaliteti i plotë i filmimit gjatë ditës, mund të bëhet mirë nga të gjithë telefonat.

Derisa iPhone 11 Pro është shumë i qëndrueshëm dhe i saktë, Note 10 ofron kontrast dhe është shumë tërheqë vëmendjen, Pixel 3 është neutral dhe i saktë, kurse P30 Pro është i ekuilibruar mes Note dhe iPhone. /Telegrafi/

Exit mobile version