Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës është duke marr pjesë në ushtrimin “Dynamic Front 2024”.
Ky është ushtrim fushor që organizohet nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë, për të përmirësuar ndërveprueshmërinë në fushën e Artilerisë dhe mbështetjes me zjarr ndërmjet shteteve të NATO-s dhe shteteve partnere të SHBA-së.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është duke marr pjesë në ketë ushtrim me një toge të mortajave dhe me oficer shtabor, krahas Ushtrisë Amerikane dhe Ushtrisë Turke, e cila është edhe mikpritëse në ketë ushtrim për vitin 2024”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Në nivel shtabor të ushtrimit, ai ka bërë të ditur se po marrin pjesë edhe Republika Çekisë dhe Sllovakisë.
“Kosovë, ne të dalim zot”, ka deklaruar më tej ministri. /Telegrafi/