Site icon Telegrafi

Krahas Kourntey Kardashian, arsyeja se përse Scott Disick dashurohet gjithnjë në femra më të reja

Dy marrëdhëniet e fundit të Scott Disick kanë qenë me femra shumë më të reja.

Ish i dashuri i Kourtney Kardashian adresoi zgjedhjen e tij për partnere më të reja në pjesën e dytë të ribashkimit të “Keeping Up With the Kardashians”.

Disick i tha nikoqirit Andy Cohen, “Të gjithë e marrin këtë gabim që unë kërkoj vajza të reja. Unë nuk është se kërkoj partnere të reja – ato rastësisht tërhiqen nga unë sepse iu dukem i ri. Kjo është ajo që i them vetes”.

Scott Disick dhe Kourtney (Foto: Film Magic)

Ylli televiziv, 38 vjeç, aktualisht është në takim me Amelia Hamlin , 20 vjeçe, vajzën e aktorit Harry Hamlin dhe yllit të “Real Houseëife”, Lisa Rinna.

Para Amelias, Scott ka pasur një romancë dashurie me Sofia Richie , 22 vjeçe, vajzën e këngëtarit Lionel Richie nga 2017 në 2020.

Ndërkohë, Disick dhe Kardashian, 42 vjeçe, ishin së bashku nga 2005 në 2015 dhe kanë tre fëmijë së bashku: Mason, 11 vjeç, Penelope, 8 vjeçe dhe Reign, 6 vjeç.

Scott Disick dhe Kourtney (Foto: Getty Images)

Themeluesja e ‘Poosh’ pranoi se një nga arsyet më të mëdha që ajo dhe Disick nuk mund të zgjidhnin ishte për shkak të çështjeve të tij të abuzimit me substanca.

Cohen gjithashtu e pyeti Disick se përse duket gjithmonë i shqetësuar kur Kardashian shoqërohet me dikë tjetër. Ajo aktualisht është në një lidhje me Travis Barker.

“Unë mendoj se nëse vërtet e doni dikë, dëshironi që ata të jenë të lumtur pa marrë parasysh çfarë. Kështu që unë dëshiroj që ajo të jetë e lumtur”, tha ai.

Kourtney Kardashian dhe Scott (Foto: Getty Images)

Kardashian nga ana tjetër shtoi se e mbështet ‘këdo që do ta bënte atë të lumtur’. /Telegrafi/

Exit mobile version