Telegrafi

KQZ: Zgjedhjet e jashtëzakonshme më 11 ose 18 qershor

Betim Gjoshi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se data e paraparë e mundshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend, janë 11 dhe 18 qershori.

Këto deklarime Gjoshi, i dha në Ora e Fundit në Klan Kosova, derisa shtoi se pritet të ketë një numër të jashtzakonshëm të pjesëmarrësve në këto zgjedhje.

”Është hera e tretë që po shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ky është momentum i paraparë edhe me Kushtetutën e Kosovës. Në bazë të afateve ligjore ka dy data të mundshme  11 apo 18 qershor”.

”Një parti e re mund të aplikojë për zgjedhje por është vështirë të zë afatin për këto zgjedhje. Menjëherë pas vendimit të Presidentit, do të krijojmë afate treditore për të pasur diskutime për partitë që vendosin të shkojnë në koalicione”, është shprehur Gjoshi nga KQZ e Kosovës, njofton Klan Kosova.