Telegrafi

KQZ vendos nesër për datën e mbajtjes së rivotimit në Istog

Gjykata Supreme sot ka vendosur që komuna e Istogut të shkojë në rivotim.

Ky vendim i Supremes ka ardhur pasi që e njëjta ka refuzuar si të pathemelta ankesat e subjekteve politike LDK dhe AAK, të cilat kanë kundërshtuar vendimin e PZAP-it.

Burime të Telegrafit, bëjnë të ditur se KQZ-ja pritet që nesër të caktojë datën e mbajtjes së rivotimit të raundit të dytë për kryetar të Istogut.

Lexo po ashtu Vendos Gjykata Supreme, Istogu në rivotim

Po të njëjtat burime thonë se 17 dhjetori ose 14 janari janë dy datat, që po shqyrtohen nga KQZ-ja.

Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezi për të konfirmuar një gjë të tillë, mirëpo i njëjti shkurt ka thënë se i takon KQZ-së që të vendos për këtë.

Ndryshe, në këtë komunë, pas numërimit të votave me postë dhe me kusht është përmbysur rezultati i zgjedhjeve të raundit të dytë, ku kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj, ka dalë para kandidatit të LDK-së, Haki Rugova. /Telegrafi/