Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të nenit 54,55,58 dhe nenit 64.2 pika (a) dhe (b) nenit 128.2 të Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës si dhe Rregullën Zgjedhore nr. 07/2013, bën pranimin e kërkesave për vëzhgim dhe akrediton vëzhguesit e zgjedhjeve.
KQZ përmes një njoftimi për media thekson se prezenca e vëzhguesve në procesin zgjedhor, bëhet e mundshme me qëllim të promovimit të monitorimit, transparencës, besueshmërisë etj.
Vëzhgues i akredituar: Do të thotë përfaqësuesi i një Subjekti të Certifikuar Politik, Organizatë joqeveritare, qeveritare ose ndërqeveritare, Organizatë ndërkombëtare e specializuar dhe e përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vendit të huaj, ose media të cilat kanë marrë miratimin nga KQZ-ja.
Të Drejtat dhe Detyrat e Vëzhguesve
Vëzhguesi, ka të drejtë:
T’i vëzhgoj pa u penguar nga askush, përgatitjet dhe mbajtjet e zgjedhjeve, përfshirë takimet pas ditës së zgjedhjeve, dëgjimet dhe aktivitet lidhur me zgjedhjet, ankesat dhe parashtresat lidhur me rezultatet e zgjedhjeve dhe përcaktimin e kandidatëve fitues.
Të parashtrojnë komente me shkrim komisioneve zgjedhore, dhe këshillave të vendvotimeve.
Të vëzhgojnë paketimin, transferimin, dorëzimin, trajnimin, numërimin, ruajtjen e sigurt dhe shkatërrimin e fletëvotimeve.
Të pajiset me kopjet e vendimeve, me protokollet, tabelat, procesverbalet dhe dokumentacionin tjetër gjate gjithë procesit zgjedhor, përfshirë proceset para dhe pas ditës se zgjedhjeve.
Përgjegjësitë e vëzhguesve gjatë ditës dhe procesit zgjedhor janë:
Të respektojë kërkesat e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjit për Zgjedhjet Lokale, si dhe Rregullat e KQZ-së.
Mbajtja e distinktivit të identitetit të vëzhguesit në mënyrë të dukshme kur është i angazhuar në aktivitetet e vëzhgimit.
Ndalohet bartja e shenjave dalluese të cilat shërbejnë si mjete propaganduese ose ndikojnë në dëshirën e votuesit ose e identifikon atë me një parti te caktuar politike ose kandidati;
Ndalohet nga vëzhguesi që të ndikojë në dëshirën e votuesit në fshehtësinë e votës dhe në procesin e të votuarit.
Mediat/Qasje në procesin zgjedhor
Stafi i mediave të shkruara apo atyre elektronike (shtëpive mediatike) të cilët duan të hyjnë në qendrat e votimit, në vendvotim apo në qendër për numërim dhe rezultate në ditën e zgjedhjeve apo gjatë numërimit duhet të jenë të akredituar nga KQZ.
Lejohet të hyjë në qendrat e votimit, vendvotimet dhe Qendrën e numërimit dhe rezultateve, si dhe në objektet tjera të KQZ-së dhe ZKZ-së që janë të hapura për publikun dhe mediat;
Ju lejohet të bëjnë reportazh, të marrë pamje me kamerë dhe të kërkojë informacione nga kryesusi i Komisionit të Vendvotimit.
Çka ju ndalohet Mediave ?
Stafi i mediave nuk duhet të rrezikoj:
Integritetin e procesit zgjedhor.
Heshtjen zgjedhore.
Privatësinë dhe fshehtësinë e votës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mundet që në mënyrë të menjëhershme të tërheqë akreditimin e stafit të mediave në rast të shkeljes së dispozitave të legjislacionit zgjedhor.
Vëzhguesi i akredituar ka të drejtë për të parashtruar ankesë:
Ankesë pranë KQZ-së.
Zyrtarit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.
Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Ankesat pranë KQZ-së, Zyrtarëve Komunal të Zgjedhjeve, apo Sekretariatit të KQZ-së duhet të bëhen brenda afatit prej (24) orësh.
Ankesat e tilla duhet të përmbajnë këto fakte:
Faktet për të parashtruar ankesë
Përshkrimi i fakteve,
Vendi,
Koha e ngjarjes,
Emri i vëzhguesit,
Emri i subjektit apo organizatës,
Numri i tij/saj i distinktivit.