Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dërguar listat për pagesën e fundit të stafit zgjedhor të angazhuar në procesin zgjedhor të vitit të kaluar.
Në një njoftim për media, thuhet se transferimi i mjeteve është bërë ndaj 647 personave, të cilët kanë qenë të angazhuar në zgjedhje.
“Pagesa është bërë ndaj komisionerëve, personelit për raportimin e rezultateve preliminare (K-Vote) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Duke pasur parasysh se Zgjedhjet Lokale janë mbajtur në fund të vitit të kaluar, disa pagesa për trupat zgjedhore nuk ishte e mundur të realizoheshin brenda vitit 2017”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/