Site icon Telegrafi

KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media tha se vonesa ka pasur në disa raste.

Komisioni i Zgjedhjeve për 41 ditë ka përfunduar të gjitha përgatitjet e duhura për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

“Lista përfundimtare e Votuesve për Zgjedhjet e 11 qershorit përmban 1 milion e 872 mijë e 941 votues. Komision Qendror i Zgjedhjeve fton votuesit të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit”, ka thënë Elezi. /Telegrafi/

Exit mobile version