Site icon Telegrafi

KQZ sot mban mbledhje, në rend dite përgatitjet për ditën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbaj mbledhjen e radhës, ku pritet të diskutohen përgatitjet për ditën e zgjedhjeve 9 shkurt 2025.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se po ashtu në rend dite janë disa pika ndër to edhe shqyrtimi dhe miratimi i listë së zyrtarëve të MPJD-së për angazhim në Përfaqësi Diplomatike në ditën e zgjedhjeve.

“Shqyrtimi dhe miratimi i listë së zyrtarëve të MPJD-së për angazhim në Përfaqësi Diplomatike në ditën e zgjedhjeve, shqyrtimi dhe miratimi i zëvendësimit të anëtareve të KVV-ve, shqyrtimi dhe miratimi i numrit të KVEL-ve dhe shqyrtimi dhe miratimi i planit operacional për ditën e zgjedhjeve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version