Site icon Telegrafi

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare për Istogun

Kryetarja e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve (KQZ) Valdete Daka, në mbledhjen e KQZ-së shpalli rezultatet përfundimtare të rivotimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut

Sipas rezultateve të KQZ-së, fitues i rivotimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut shpallet kandidati i LDK-së, Haki Rugova.

Valdete Daka tha se në rivotimin e zgjedhjeve lokale në komunën e Istogut kanë marrë pjesë në votim gjithsej 42.73 për qind pjesëmarrës.

”Haki Rugova nga LDK-ja ka marr gjithsej 10.033 vota apo 50.03 për qind, ndërsa Gani Dreshaj nga subjekti politik i AAK-së ka marr 10.019 vota apo 49.97 për qind”, tha Daka.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka po ashtu tha se nga momenti i shpalljes së rezultateve rrjedh afati 24 orësh për ankesa pranë PZAP-së lidhur me rezultatet përfundimtare./Telegrafi/

Exit mobile version