Telegrafi

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpallë sot rezultatet përfundimtare për kryetar komune.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Telegrafin se sot gjatë ditës do të shpallen rezultatet përfundimtare për kryetar të komunave, ndërsa kandidatët për asamble do të duhet të presin ende.

Elezi theksoi se deri në shpalljen e rezultateve për asamblistët të gjithë kandidatët do të mund të shohin rezultatin e tyre duke parë formularët e skanuar të rezultateve të cilët janë publikuar në faqen e KQZ-së: http://www.kqz-ks.org/sq/lajme/Details/370