Site icon Telegrafi

KQZ rinumëron 95 prej 314 vendvotimeve

E plotësuar:  Burim Ahmetaj nga QNR ka thënë se është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve.

Deri në ditën e djeshme kanë përfunduar 95 vendvotime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e radhës.

Në mbledhje do të raportohet lidhur me rinumërimin e vendvotimeve sipas vendimit të KQZ-së.

Po ashtu do të ketë raportim edhe lidhur me periudhën e votimit përmes postës.

Organizata Germin ka kërkuar që të futen në sistemin e numërimit 4500 pako me vota të ardhura nga diaspora.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 25.49 për qind të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind të votave.

Exit mobile version