Telegrafi

KQZ publikoi raportet financiare të partive politike për vitin 2019

Foto: ARKIV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike, të cilat i përkasin vitit 2019.

“Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i raporteve vjetore financiare, proces i cili bëhet nga auditorë të cilët i përzgjedhë Kuvendi i Kosovës përmes Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin: Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Më tej në njoftim thuhet se”Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së”.

“Vendimi i KQZ-së mbështetet në respektim të parimit të transparencës në raport me publikun. Të gjitha raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2019 janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së”.

Raportet mund t’i gjeni duke klikuar KËTU:  /Telegrafi/