Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se dalja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 është 23.55% apo 294 mijë e 157 votues nga gjithsejtë 1 milion e 260 mijë e 571 sa kanë të drejtë vote.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në konferencë për media, tha se procesi është duke shkuar në rregull.
Ai theksoi se deri tash nuk ka pasur incidente.
“KQZ është duke monitoruar procesin zgjedhor dhe deri më tani nuk kemi pasur ndonjë parregullsi që do ta cenonte procesin zgjedhor. Procesi i votimit po vazhdon në 21 komunat”, tha Radoniqi.
Radoniqi shoti se konferenca e radhës e KQZ-së është në orën 19:30. /Telegrafi/