Site icon Telegrafi

KQZ pranon mbi 42 mijë aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 6 tetorit

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë e ditur se kanë pranuar 42 mijë e 300 aplikime nga qytetarët jashtë Kosovës, për tu regjistruar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Numri i saktë i votuesve nga diaspora do të dihet nesër pas shqyrtimit të aplikacioneve, transmeton Telegrafi.

Votuesit nga diaspora kanë mundur të aplikojnë për regjistrim nga data 30 gusht e deri më 10 shtator dhe ata do të mund të votojnë përmes postës për zgjedhjet parlamentare.

Ndryshe, fushata zgjedhore do të fillojë më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor. Sipas listës preliminare të KQZ-së, në Kosovë janë 1 milion e 972 mijë votues.

Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pritet t’i kushtojë buxhetit të Kosovës afro 6 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version