Site icon Telegrafi

KQZ pezullon dy parti politike, nuk dorëzuan raportin financiar të vitit 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për pezullimin e dy partitë politike.

Partitë për të cilat u mor vendim për pezullim janë Partia Republikane për Ndryshime dhe Shpresa Demokrate.

Këto dy parti politike, sipas KQZ-së u pezulluan pasi deri më 1 mars nuk dorëzuan raportin financiar të vitit 2024.

Afati i fundit për dorëzimin e këtij raporti ishte 1 marsi, por partitë politike nuk i dorëzuan në KQZ as pas 15 ditësh afat shtesë.

Me vendimin për pezullim, këtyre partive u është dhënë edhe një afat shtesë prej 15 ditësh për dorëzimin e raportit të tyre dhe nëse kjo nuk ndodhë, vendimi i radhës i KQZ-së pritet të jetë çregjistrimi i këtyre partive politike. /Telegrafi/

Exit mobile version