Telegrafi

KQZ: Periudha e votimit përmes postës është nga 15 shtatori deri më 15 tetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në kuadër të zgjedhjeve lokale të cilat mbahen gjithandej vendit me datën 17 tetor, periudha e votimit përmes postës do të vazhdojë nga data 15 shtator deri më 15 tetor.

Në fletëvotimin për Kryetar Komune, i cili është me kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat.

Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili është me kornizë ngjyrë të kaltër, në anën e majtë, ju duhet të shënjoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të tij duhet të shënjoni vetëm një kandidat.

Fletëvotimet, broshurën me emrat e subjekteve politike dhe kandidatëve dhe të gjitha informacionet e detajuara mund t’i gjeni në këtë link: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Fletëvotimet për votim përmes postës duhet të arrijnë në KQZ deri më 15 tetor 2021.